Albin Kurti darkon me Daniel Serwer në Prishtinë

  • A.P /
  • 27 June 2024 - 22:00
Albin Kurti darkon me Daniel Serwer në Prishtinë

Pasi e ka pritur në zyrë dhe ka njoftuar për takimin me të Kryeministri Albin Kurti është parë në darkë me profesorin e Johns Hopkins University Daniel Serwer në një nga restoranet e kryeqytetit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Serwer është komentues aktiv i zhvillimeve në Kosovë dhe Ballkan ndërsa këto ditë po qëndron në rajon dhe Prishtinë.

Kurti në njoftimin e tij në X e ka falënderuar Serwerin për këshillat e mençura dhe analizat.

“Një kënaqësi për t’u ritakuar me Profesorin Daniel Serëer, një diplomat i madh dhe një mik edhe më i madh i Kosovës. Ky ishte takimi i fundit nga takimet e shumta që kemi pasur gjatë më shumë se dy dekadave, por ishte hera e parë që pata privilegjin ta mirëpres në Zyrën e Kryeministrit. Si gjithmonë, jam mirënjohës për analizat e tij  dhe këshillat e tij të mençura për çështjet më të rëndësishme me të cilat përballet Republika jonë dhe qytetarët e saj, dhe rajoni në tërësi”, ka shkruar Kurti.

(Kosova Sot Online)