
BE reagon pas ndalimit të Festivalit 'Mirëdita dobar dan'

Zyra e Bashkimit Evropian në Serbi ka reaguar pasi u ndalua mbajtja e festivalit ‘Mirdita, dobar dan’, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Përmes një shkrimi të tyre në rrjetin social X, thuhet se është zhgënjyese se si ky festival që mbahet që nga viti 2014, e që po ashtu është i financuar nga BE’ja, u ndalua sot.
Sipas tyre, kjo iniciativë është pjesë e rëndësishme e normalizimit mes dy vendeve.
“Zhgënjyese kur mësova se festivali “Mirëdita, Dobar Dan” i financuar nga BE-ja, që zhvillohet që nga viti 2014, u ndalua sot. Kjo iniciativë e lavdërueshme e OSHC-ve ndërton ura ndërmjet popujve, një pjesë e rëndësishme e përpjekjeve të normalizimit Beograd-Prishtinë”, thuhet në cicërimën e tyre.
Ndryshe, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka bërë të ditur se ka lëshuar urdhër për ndalimin e tubimit publik të pjesëmarrësve të festivalit “Mirëdita, dobar dan”.
(Kosova Sot Online)