Burrë e grua bëhen bashkë dhe i rrahin tri gra, në mesin e tyre edhe nusen

  • A.P /
  • 21 September 2024 - 15:10
Burrë e grua bëhen bashkë dhe i rrahin tri gra, në mesin e tyre edhe nusen

Është arrestuar një burrë në Pejë, pasi i njëjti bashkë me një grua, kanë rrahur tri gra të tjera, transmeton  gazeta "Kosova Sot Online".

Policia ka bërë të ditur se tri gratë kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti së bashku me të dyshuarën femër kosovare pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht tri viktimat femra kosovare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)