Gjendet i vdekur një burrë në lum

  • A.P /
  • 28 June 2024 - 21:35
Gjendet i vdekur një burrë në lum

Një burrë rreth të 40-ve është gjetur i vdekur në lumin Drin, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kështu bën të ditur Policia e Shqipërsië, ku shtojnë se nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

“Në lumin Drin, në afërsi te urës së Bahcallekut, është gjetur trupi i pajetë i një shtetasi rreth 40 vjeç, ende i paidentifikuar, i gjatë rreth 175 cm, i veshur me triko pambuku me mëngë të  gjata ngjyrë gri,  pantallona të gjata ngjyrë kafe, atlete të zeza Adidas, me flokë të shkurtër dhe pa mjekër. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për identifikimin e 40-vjeçarit si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

(Kosova Sot Online)