
Prishtinë: Llamarina e kulmit bie mbi vetura

Për shkak të erërave të forta që kanë kapluar sot Prishtinën, një pjesë e llamarinës së një kulmi nga ndërtesat në rrugën “Robert Doll” ka rënë mbi veturat e parkuara, transmeton "Kosova Sot Online".
Sot Komuna e Prishtinës ka dhënë paralajmërime për rrezikun nga shkarkimet e rrufeve dhe stuhitë e shoqëruara me shi e breshër.
(Kosova Sot Online)