Breshëri në Kroaci i shpon çatitë e fasadat e shtëpive

  • A.P /
  • 02 July 2024 - 15:39
Breshëri në Kroaci i shpon çatitë e fasadat e shtëpive

Dëme tepër të mëdha me pasoja fatale për disa kafshë ka shkaktuar një stuhi e fortë mbrëmë e shoqëruar me reshje shiu dhe breshëri në disa pjesë në afërsi të Vukovarit në Kroaci, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Siç raportojnë mediat rajonale, stuhia ka goditur më së shumti komunën e Boshnjacit dhe qytetet Zhupanja dhe Vinkovci.

Breshëri i ka thyer xhamat e shtëpive dhe i ka shpuar çatitë e fasadat e tyre.

Lindja e Kroacisë u dëmtua më së rëndi, me çatitë dhe fasadat e shtëpive që u shpuan, e me shumë vetura të thyera, serra të shkatërruara e të mbjella të dëmtuara plotësisht.

(Kosova Sot Online)