Albin Kurti udhëton drejt Turqisë

  • A.P /
  • 04 July 2024 - 17:20
Albin Kurti udhëton drejt Turqisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Turqisë për të dytën herë brenda këtij viti. Faqja e Komunës së Izmirit ka njoftuar për arritjen e Kurtit atje dhe për takimin me kryetarin e Komunës së Izmirit, Suleyman Elban, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ndërkohë sipas një njoftimi të lëshuar nga Ambasada e Kosovës në Ankara, Kurti do të takohet më 5 korrik me diasporën shqiptare që jeton në Izmir.


(Kosova Sot Online)