
Beyer: Mund të rikthehet ideja për shkëmbimin e territoreve

Politika gjermane ndaj Ballkanit Perëndimor po përballet me sfida të reja: përbërjen e re të parlamentit në Bruksel, rikthimin e mundshëm të Trump dhe situatën gjithnjë e më të paqëndrueshme në vetë rajon, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Njëzet vjet pas zgjerimit të fundit të madh të Bashkimit Evropian është një rast për të hedhur një vështrim ndaj politikës së jashtme gjermane gjatë kësaj periudhe, sidomos lidhur me marrëdhëniet me vendet e Evropës Juglindore, shumica e të cilave presin të anëtarësohen në BE.
Prandaj këtë javë në parlamentin gjerman u diskutua mjaft për këto tema e madje jo si zakonisht në komisione apo në seanca, por në forume speciale, që lidhen në një mënyrë apo në një tjetër me Evropën Juglindore.
Në pozicionin e tij si Sekretar Shteti në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në kabinetin e parë të Angela Merkelit, Gernot Erler e formësoi në një masë të konsiderueshme drejtimin e politikës së jashtme gjermane edhe lidhur me Evropën Juglindore. Politikani social-demokrat ishte njëri nga ata që u angazhua fort për njohjen e Kosovës, gjë që siç tha politikani dhe panelisti kristian-demokrat Peter Beyer, nuk ishte e vetëkuptueshme në Berlinin politik.
(Kosova Sot Online)