Makina përplaset me patrullën e policisë në këtë vend

  • A.P /
  • 07 July 2024 - 13:51
Makina përplaset me patrullën e policisë në këtë vend

Një makinë është përplasur me automjetin e Policisë Rrugore, tip “Volkswagen” në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në fshatin Çërravë, mëngjesin e sotëm.

Si pasojë është lënduar punonjësi i policisë në detyrë që po drejtonte patrullën dhe ndodhet për mjekim në spital.

 

Ndaj drejtuesit të makinës tjetër tip “Mitsubishi” po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

(Kosova Sot Online)