Tërmeti me magnitudë 4.7 ballë godet Greqinë

  • A.P /
  • 09 July 2024 - 15:16
Tërmeti me magnitudë 4.7 ballë godet Greqinë

Një tërmet është regjistruar, 32 km lindje-verilindje të Symit, në Greqi. Sipas Institutit Gjeodinamik , tërmeti ka qenë me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Ndërsa thellësia e regjistruar është 39.4 kilometra.

Sipas mediave greke epiqendra e tërmetit është afër bregdetit turk dhe lëkundjet sizmike janë ndjerë veçanërisht në ishullin Rodos.


(Kosova Sot Online)