Vjosa Osmani takon në Washington senatorë e kongresistë

  • A.P /
  • 10 July 2024 - 17:23
Vjosa Osmani takon në Washington senatorë e kongresistë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Washington është takuar me senatorë e kongresistë amerikanë të dy kampeve politike, të cilët kishin qenë zëri i Kosovës në kohët më të vështira për vendin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Osmani në profilin e saj në “facebook” ka shkruar se i ka falënderuar të njëjtit për kontributin e tyre përgjatë viteve për Kosovën dhe për formimin e aleancës në mes të Kosovës dhe SHBA-së

“Senatorë e kongresistë amerikanë të të dyja partive i bënë jehonë aspiratave tona në kohët më të vështira. Ata ishin zëri i popullit të Kosovës.

Në Washington D.C., në kuadër të 75 vjetorit të themelimit të NATO-s, i falënderova ata për kontributin e tyre përgjatë viteve, por edhe për përkushtimin e palëkundur për ta forcuar aleancën midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara! “, ka shkruar Osmani.


(Kosova Sot Online)