
Mesazhet në protestën e opozitës: Lironi Berishën

Nga thirrjet për lirimin e Sali Berishës te akuzat për keqqeverisje kanë qenë mesazhet e përcjella në protestën e opozitës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Nga pamjet dhe fotot nga protesta qytetarët shihen në Bulevardin Dëshmorët e Kombit duke u pozicionuar përpara Kryeministrisë dhe zyrës së Ramës, i cili ndodhet në NewYork.
Grupe të ndryshme me protestues janë nisur nga Sheshi Skënderbej dhe selia blu e Partisë Demokratike, për tu bashkuar me protestuesit e tjerë në bulevard.

(Kosova Sot Online)