
Fushë Kosova ka hiq më pak se 64 mijë e 78 banorë

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se qyteti i Fushë Kosovë prin me rritjen më të madhe të banorëve prej rreth 84 për qind, përcjell “Kosova Sot Online”.
“Dendësia e popullsisë në 1 kilometër katror në vitin 2011 ishte 159.5, kurse tash është 145.5. Tri komunat me dendësinë më të madhe për kilometër katror është Fushë Kosova me 762 banorë, Mamusha me 513 banorë dhe Prishtina me 434 banorë”, ka deklaruar Avni Kastrati i ASK-së.
Fushë-Kosova ka 64.078 banorë, Mamusha 5415 banorë e Prishtina 227154 banorë.
(Kosova Sot Online)