
Kurti takohet me ambasadorin turk

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mirëpriti sot ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, përcjell "Kosova Sot Online".
Siç njofton Zyra e Kryeministrit ata diskutuan rreth raporteve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, marrëdhënieve ekonomike, bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe rreth zhvillimeve të fundit në vend.
“Ky takim u zhvillua si vazhdimësi e vizitës së kryeministrit Kurti në Republikën e Turqisë ditë më parë”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)