Një aeroport merr emrin e Silvio Berlusconit

  • A.P /
  • 12 July 2024 - 17:19
Një aeroport merr emrin e Silvio Berlusconit

Është zyrtare. Aeroporti Malpensa i Milanos mori emrin e Silvio Berlusconit. Kjo u krijua me urdhër të Enac, organit kombëtar të aviacionit civil, i cili ka efekt të menjëhershëm, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Aeroporti Malpensa i Milanos është emëruar në kujtim të Presidentit Silvio Berlusconi, me emrin: Aeroporti ndërkombëtar Milan Malpensa – Silvio Berlusconi” . Kompania administruese Sea, thotë Ministria e Infrastrukturës, “do të kujdeset për detyrimet përkatëse lidhur me emrin e ri”.

Ishte vetë Salvini ai që njoftoi ditët e fundit synimin për të emëruar aeroportin me emrin e liderit historik të qendrës së djathtë.

(Kosova Sot Online)