Biden: Forca e amerikanëve qëndron tek vota, jo tek plumbat

  • A.P /
  • 15 July 2024 - 18:05
Biden: Forca e amerikanëve qëndron tek vota, jo tek plumbat

Presidenti Joe Biden përdori peshën që ka Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë për t’u bërë thirrje amerikanëve që të bashkohen dhe të shmangin dhunën politike, pas një përpjekjeje për të vrarë rivalin e tij politik, Donald Trump, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ish-Presidenti, bëri thirrje të ngjashme dhe siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anita Powell kjo është një shenjë se si zoti Biden ashtu edhe zoti Trump, u druhen tensioneve përpara zgjedhjeve të nëntorit. Zoti Trump ka mbërritur ndërkohë në Miluoki të Viskosinit, për të marrë pjesë në Kuvendin Kombëtar të republikanëve, ku pritet të marrë dhe emërimin si kandidati zyrtar i partisë për president.

Përpjekja për të vrarë ish-presidentin Trump shënoi momentin që ndryshoi garën presidenciale amerikane të vitit 2024 dhe ndoshta edhe rrjedhën e historisë.

(Kosova Sot Online)