Ja pse 20 Komuna do t’i humbin miliona grante qeveritare

  • A.P /
  • 15 July 2024 - 18:29
Ja pse 20 Komuna do t’i humbin miliona grante qeveritare

Instituti GAP ka përllogaritur se sa mund të ndikohet buxheti vjetor i komunave si rezultat i ndryshimit të popullsisë, bazuar në rezultatet e Regjistrimit të Popullsisë 2024 të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Bekim Salihu nga GAP, shkruan se miliona euro do t’i humbin 20 komuna të Kosovës, ndërsa 13 komuna do të marrin miliona euro më shumë.

Sipas tij, më së shumti humb Prizreni e më së shumti fiton Prishtina.


(Kosova Sot Online)