
Zbardhen detaje: Agjenti pa sulmuesin e Trump në çati

Një oficer i zbatimit të ligjit kishte parë Thomas Matthew Crooks disa momente përpara se ai të qëllonte ndaj Donald Trump, por nuk ishte në gjendje të ngjitej në çati, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Kështu thanë dy zyrtarë për Associated Press.
Sipas burimeve, agjenti vendosi një shkallë në murin e ndërtesës dhe filloi të ngjitej lart, por sulmuesi i drejtoi një armë dhe ai zbriti. Pak sekonda më vonë ai filloi të qëllonte.
Dëshmitarët thanë dje në QKB se kishin denoncuar 20- vjeçarin e armatosur në çati në Shërbimin Sekret por se nuk ishin marrë në konsideratë.
(Kosova Sot Online)