
Policia e Kosovës është në kërkim të dy personave

Policia e Kosovës është në kërkim të dy personave që dyshohet se kanë kryer veprën penale vrasje në tentativë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në njoftimin e policisë thuhet se Fitim dhe Arian Xhema nga Mitrovica janë në kërkim, atyre ua kanë publikuar identitetin me qëllim që të bëhet i mundur lokalizimi dhe arrestimi i tyre.
Sipas policisë të dyshuarit veprën e kanë kryer më 10 korrik të këtij viti në rrugën “Evlia Qelebiu” në Mitrovicë, ku një person është plagosur me armë zjarri.
(Kosova Sot Online)