Arrestohet një person i dyshuar për vrasjen e boksierit Besar Nimani

  • A.P /
  • 16 July 2024 - 14:48
Arrestohet një person i dyshuar për vrasjen e boksierit Besar Nimani

Është arrestuar në Belgjikë njëri nga të dyshuarit për vrasjen e boksierit me prejardhje nga Kosova, Besar Nimani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Njoftimi u bë përmes një komunikate të përbashkët të policisë dhe prokurorisë së Bielefeldit.

Prangosja e Huseyin Akkurt, u bë të hënën rreth orës 14:00 në Bruksel, në një aksion të përbashkët mes autoriteteve belge dhe gjermane.

Akkurt ishte shpallur në kërkim me anë të një urdhërarresti nga policia e Bielefeldit.

Derisa po vazhdojnë kërkimet edhe për të dyshuarin e dytë, Ayman Dawoud Kirit.

Boksieri nga Kosova, Besar Nimani, u vra në Bielefeld më 9 mars të këtij viti.

Ngjarja tragjike tronditi opinionin në Gjermani, Kosovë dhe më gjerë.

(Kosova Sot Online)