
Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë robër lufte

Moska ka njoftuar një shkëmbim të ri të robërve të luftës me Ukrainën, ku secila palë liron 95 ushtarë, më pak se një muaj pas shkëmbimit të mëparshëm, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
“Pas një procesi negocimi, 95 ushtarakë rusë, jeta e të cilëve ishte në rrezik në paraburgim, u kthyen nga territoret e kontrolluara nga regjimi i Kievit. Në këmbim, 95 robër lufte të forcave të armatosura të Ukrainës u liruan”, njoftoi Ministria ruse e mbrojtjes.
(Kosova Sot Online)