Arrestohet në Maqedoninë e Veriut ish-anëtari i UÇK-së

  • A.P /
  • 17 July 2024 - 22:08
Arrestohet në Maqedoninë e Veriut ish-anëtari i UÇK-së

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton se është informuar për arrestimin e një shtetasi kosovar nga Policia e Maqedonisë së Veriut bazuar në një fletarrest të lëshuar nga Serbia. MPJD thotë se bëhet fjalë për Blerim Ramadani, ish-anëtar i Zonës Operative të Nerodimes të UÇK-së, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Ambasadori ynë në Maqedoninë e Veriut, z. Qehaja, është angazhuar intensivisht për të trajtuar këtë rast dhe si MPJD Jemi duke punuar me autoritetet maqedonase për të siguruar lirimin e shpejtë të z. Ramadani.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të informojë publikun për zhvillimet e mëtejshme lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)