
Policia e Kosovës vendos kamera në afërsi të urës së Ibrit

Policia e Kosovës është duke bërë vendosjen e dhjetë kamerave në afërsi të Urës së Ibrit, pranë “Tre Rrokaqiejve” etj, për të menaxhuar pjesën veriore të Mitrovicës me qëllim parandalimin e veprave penale dhe zbulimin e tyre në rast se ndodhin, transmeton "Kosova Sot Online".
Këtë lajm e konfirmoi zv/drejtori i policisë rajonale të Mitrovicës Veriore, Veton Elshani.
“Policia e Kosovës është insitutcioni i vetëm që e bën kontrollimin me video mbikëqyrje të vendeve publike. Policia e kosovës në mandatin e saj e ka prioritet ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, parandalimin e veprave penale dhe zbulimin e tyre në rast se ndodhin, këto bëhen duke i vëzhguar vendet publike me kamera. Në suaza të kësaj, kemi bërë vendosjen e disa kamerave në pjesën veriore në afërsi të urës së Ibrit që e menaxhon pjesën veriore dhe një gjë e tillë do të vazhdojë në të ardhmen”, tha Elshani.
Fotografia e lajmit nga Kosovo Online.
(Kosova Sot Online)