
Lexoni edhe:
Byroja e Kërkimeve Sociale tregon hapur se cilat media kontrollohen nga Vuçiqi
Nga zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025, Gjermania do të zgjedhë 630 përfaqësues në Bundestag, parlamentin kombëtar, në ndryshim nga numri i mëparshëm, i cili u rrit në 733 vende pas zgjedhjeve të vitit 2021, transmeton "Kosova Sot Online ".
Kjo reformë zgjedhore e propozuar nga koalicioni “semaforë” (të Gjelbër, Social Demokratë, Liberalë), u konfirmua me vendim të Gjykatës Kushtetuese në Karlsruhe, shkruajnë mediat gjermane.
Byroja e Kërkimeve Sociale tregon hapur se cilat media kontrollohen nga VuçiqiLexoni edhe:
Parlamenti gjerman është unik në atë që nuk ka një numër të qëndrueshëm mandatesh, por ndryshon në varësi të rezultateve të zgjedhjeve.
Kur votuesit, sipas sistemit aktual, shkojnë në qendrat e votimit, ata mund të votojnë në dy lista. Në të parën votojnë për një kandidat nga rrethi i tyre lokal, prej të cilëve 299 në Gjermani dhe në të dytën për partinë politike që mbështesin.
Çdo kandidat që fiton mjaftueshëm mbështetje në komunitetin lokal i garantohet një vend në Bundestag. Vendet e tjera në parlament ndahen me vota në listën e dytë, ku partitë marrin përfaqësues në varësi të mbështetjes që kanë.
(Kosova Sot Online )