
Agim Bahtiri kërkon 'Tubim për hapjen e urës së Ibrit'

Agim Bahtiri, ka njoftuar për një tubim siç e quan ai madhështor, ku qytetarët e veriut dhe jugut, njëzëri do kërkonin hapjen e Urës së Ibrit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai u kërkon qytetarëve të deklarohen pro mbajtjes së tubimit.
“Çdoherë bashkarisht me ju kemi vendosur për gjithçka sa i përket qytetit tonë, andaj ju lutem përcaktohuni nëse jeni PRO mbajtjes së këtij tubimi, rrjedhimisht PRO hapjes së Urës”, shkruan Bahtiri.
(Kosova Sot Online)