Prokuroria Themelore del me apel për qytetarë

  • A.P /
  • 05 August 2024 - 19:50
Prokuroria Themelore del me apel për qytetarë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, u bënë apel të gjithë qytetarëve, që te mos bien pre e mashtrimeve nëpër platforma të komunikimit, ku nga persona të paautorizuar u kërkohen të dhënat personale të kartelës së llogarive nëpër bankat vendore, dhe luteni që asesi të mos shpërndani këto të dhëna, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Njëkohësisht u bëjmë apel të gjithë qytetarëve që kanë pranuar kërkesa të tilla dhe atyre që kanë shpërndarë të dhënat e llogarive bankare dhe potencialisht janë dëmtuar, që të lajmërohen në stacionin më të afërt policor të vendbanimit tuaj për të dhënë deklaratë në cilësinë e të dëmtuarit/dëshmitarit”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

(Kosova Sot Online)