
Albin Kurti i takon mërgimtarët në Taukbahçe

Dejona Mihali, Koordinatore e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, ka publikuar një fotografi nga Prishtina, ku po mban fjalim kryeministri i Kosovës Albin Kurti, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Aty ku Lëvizja Vetëvendosje po mban një takim me mërgatën.
“Nga pritja për mërgatën sonte në Prishtinë”, ka shkruar Mihali.
Ky organizim është bërë në Taukbahçe në Prishtinë, siç ka njoftuar Lëvizja Vetëvendosje të hënën.
Dejona Mihali është figurë shumë e diskutuar në Kosovë për shkak se është raportuar për fuqinë e saj përmes partisë në pushtet.
(Kosova Sot Online)