
Britania e gatshme të largojë shtetasit e saj nga Libani

Më shumë se 1 mijë ushtarë britanikë janë në gatishmëri për të ndihmuar në evakuimin e shtetasve të Mbretërisë së Bashkuar nga Libani, pas frikës se lufta e Izraelit në Gaza do të rritet dhe do të çojë në një konflikt më të gjerë rajonal, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Qindra ushtarë, komando të Marinës Mbretërore dhe aviatorë janë zhvendosur për ta forcuar bazën kyçe të Forcave Ajrore Mbretërore në Qipro, e cila do të veprojë si qendër për çdo mision evakuimi.
Dy kombet hynë në luftë për herë të fundit në vitin 2006, pasi që, sipas mediave britanike, gjashtë deri në nëntë operativë të Gardës Revolucionare u vranë nga ushtria izraelite gjatë luftës.
(Kosova Sot Online)