Numri i vizitorëve vendorë dhe të huaj në hotele është rritur

  • A.P /
  • 08 August 2024 - 14:54
Numri i vizitorëve vendorë dhe të huaj në hotele është rritur

Në qershor 2024, numri i vizitorëve vendorë dhe të huaj në hotele ishte 56.274, prej tyre 35,6% vendorë dhe 64,3% të huaj, ose 17 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2023, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në statistikat e hotelerisë për qershor 2024, ka bërë të ditur se numri i net-qëndrimeve ishte 119 860, prej tyre 46,34% nga vendorët dhe 53,66% nga të huajt.

Numri i vizitorëve dhe net qëndrimeve qershor 2023 – qershor 2024

Numri i vizitorëve të brendshëm dhe net qëndrimet e tyre në hotele sipas rajoneve.

Numrin më të madh të vizitorëve të brendshëm në hotele e ka rajoni i Pejës me 7.734 vizitorë dhe me 28.898 net-qëndrime.

Numri i vizitorëve të jashtëm dhe net qëndrimet e tyre në hotele sipas shteteve prej nga vijnë.

Sa u përket vizitorëve të huaj, krahasuar me qershorin 2023, ka rritje prej 23,5%. Në total 36.211vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga Shqipëria, Gjermania, Turqia, Zvicra, etj.

(Kosova Sot Online)