
Mërgimtarit vetura i bëhet shkrumb e hi

Pushimet e një mërgimtari kosovar, janë “shkatërruar” që nga sot, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Kjo me arsye, pasi që vetura me të cilën ndodhej në pushime është shkatërruar e tëra.
Një zjarr që ka kapluar papritmas atë në autostradën “Ibrahim Rugova”, e ka bërë shkrumb e hi.
Ende s’janë bërë të ditura shkaktarët e zjarrit të BMW-së.
Ndërsa me të ndodhur rasti në vendin e ngjarjes janë parë edhe njësitë emergjente.
Personi të cilit iu dogj vetura lajmëroi se për fat të mirë nuk pati viktima në njerëz, përpos dëmeve materiale.
(Kosova Sot Online)