Rusët goditën me raketa një supermarket

  • A.P /
  • 09 August 2024 - 14:40
Rusët goditën me raketa një supermarket

Forcat ruse goditën sot me raketa një supermarket në qytetin ukrainas Kostiantynivka në rajonin e Donetsk. Sulmi është kryer teksa në dyqan ka pasur shumë persona. Pamjet e sulmit po përhapen në rrjetet sociale, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Të paktën 10 persona u vranë dhe më shumë se 35 u plagosën, njoftoi Zyra e Ukrainës për Situatat Emergjente. Dyshohet se më shumë njerëz janë nën rrënojat e dyqanit.

Autoritetet ukrainase kanë njoftuar se janë duke përcaktuar të gjitha pasojat e sulmit.

“Sulmi në supermarketin në Kostiantynivka është një shembull tjetër i terrorit rus. Gjithçka që ata mund të bëjnë është të vrasin civilë,” njoftoi në Telegram Andriy Yermak, kreu i zyrës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

(Kosova Sot Online)