Izraeli vret zyrtarin e sigurisë së Hamasit në Liban

  • A.P /
  • 09 August 2024 - 19:23
Izraeli vret zyrtarin e sigurisë së Hamasit në Liban

Izraeli vijon të ekzekutojë zyrtarë të rangut të lartë të Hamasit. Një burim libanez i sigurisë ka thënë për mediat se pas një sulmi, që pa një makinë të hidhej në erë në zonën e Sidonit, qëndrojnë forcat e Tel Avivit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Nga shpërthimi i automjetit ka ndërruar jetë një zyrtar i lartë sigurisë së Hamasit.

Agjencia e lajmeve al-Arabiya, duke cituar burime të paidentifikuara, tha se objektivi i sulmit me dron izraelit ishte Samer al-Hajj, një zyrtar i Hamasit i ngarkuar me sigurinë në kampin e refugjatëve palestinezë të Ain al-Khilwa.

Mediat libaneze raportojnë të njëjtën gjë, ndërsa një korrespondent i AFP raportoi se kishte parë ekipet e emergjencës duke nxjerrë një trup të djegur nga automjeti, ndërsa ushtarët kishin rrethuar zonën.

(Kosova Sot Online)