Në Fushë Kosovë, arrestohet një person

  • A.P /
  • 11 August 2024 - 09:30
Në Fushë Kosovë, arrestohet një person

Një person është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje pasi dyshohet se ka kanosur me armë në banesën e tyre tre persona, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“ARMËMBAJTJE PA LEJE- Rr. Dardania, Fushë Kosovë 10.08.2024, 16:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e kishte kanosur në banesën e tyre me armë tre viktimat një femër dhe dy meshkuj kosovar/e. Arma është sekuestruar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

(Kosova Sot Online)