
Policia e Kosovës del me njoftim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka dënuar disa shoferë të cilët dyshohen se ishin duke bërë gara ilegale me vetura, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ata janë gjobitur me nga 400 euro, 4 pikë negative dhe dhe 10 muaj ndalim i drejtimit të mjetit motorik.
“Identifikimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostradë”. Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit “Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostrada” ka identifikuar shoferët duke bërë gara ilegale të shpejtësisë, të njëjtit janë gjobitur me nga 400 €, 4 pikë negative dhe nga 10 muaj iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik si dhe janë larguar nga trafiku.”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)