
Deputeti VV’së: Gjykata Themelore bëri like kundër tyre

Deputeti i VV-së, Artan Abrashi, ka publikuar një fotografi screen-shot në facebook, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai pretendon se faqja zyrtare e Gjykatës Themelore në Prishtinë, e ka pëlqyer një postim kundër lëvizjes Vetëvendosje.
Madje ai ka kërkuar edhe një gjë nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
“Gjykata Themelore e shpejtë në pëlqimin e lajmeve kundër Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Përveç qëndrimit politik Gjykata Themelore është me rëndësi t’i tregojë opinionit se kush e menaxhon faqen e tyre”, ka shkruar ai.
(Kosova Sot Online)