Dëgjohen shpërthime në Tel Aviv

  • A.P /
  • 13 August 2024 - 16:09
Dëgjohen shpërthime në Tel Aviv

Hamasi tha të martën se kishte shënjestruar qytetin izraelit të Tel Avivit dhe periferitë e tij me dy raketa “M90”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Shpërthime u dëgjuan në Tel Aviv, por nuk ka raportime për viktima, raportojnë mediat izraelite.

Ky zhvillim vjen pas zotimeve për hakmarrje nga Irani dhe aleatët e tij për vrasjen e liderit politik të Hamasit.

Ndërkaq, sot Ministria e Jashtme e Iranit tha të martën se thirrjet për përmbajtje në lidhje me Izraelin nga Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar “u mungon logjika politike dhe kundërshtojnë parimet e së drejtës ndërkombëtare”.

Presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministri britanik Keir Starmer lëshuan një deklaratë të përbashkët të hënën duke miratuar shtytjen e fundit nga ndërmjetësit Katari, Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara për të ndërmjetësuar një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës.

(Kosova Sot Online)