Humb jetën e moshuara pasi rrëzohet derisa po e pastronte dritaren

  • A.P /
  • 15 August 2024 - 17:17
Humb jetën e moshuara pasi rrëzohet derisa po e pastronte dritaren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, në kryqëzimin e rrugës “Medar Shtylla” me rrugën “Sulejman Delvina”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia e kryeqytetit njofton se një 68-vjeçare , duke pastruar dritaren e banesës së saj, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar dhe ka rënë nga lartësia e katit të 6-të.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, shtetasja M.S, ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)