
Temperaturat sot arrijnë deri në 39°C

Sot moti në Kosovë parashikohet që të jetë me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, pritet vranësirat, përcjell “Kosova Sot Online”.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 18 deri në 21°C, ndërsa ato maksimale prej 35 deri në 39°C.
Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, konkretisht në ato zona ku ka zhvillime të vranësirave, me shpejtësi prej 15-50 km/h.
(Kosova Sot Online)