
Ndërron jetë doktori i njohur kosovar

Oda e Mjekëve të Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë Dr. Hasan Krasniqit, përcjell “Kosova Sot Online”.
Dr. Krasniqi ishte anëtar i OMK-së dhe specialist i Biokimisë Klinike. Specializimin për Biokimi Klinike e përfundoi në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, njofton OMK.
“Për vite me rradhë u shërbeu qytetarëve në QKMF-në e Fushë Kosovës në lëminë e Biokimisë Klinike.
Oda e Mjekëve të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”, thuhet në postim.
(Kosova Sot Online)