
Vdes i riu pasi u përplas me Jet Ski në plazh

Ka vdekur njëri nga dy italianët, që u përplasën derisa po bënin manovra të gabuara me jet ski, në plazhin e Velipojës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
19-vjeçari ka dhënë frymën e fundit në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Sipas policisë, N. L., 19 vjeç dhe S. D., 20 vjeç, po lundronin jashtë perimetrit të sigurisë dhe si pasojë e manovrave të gabuara janë përplasur me njëri-tjetrin.
(Kosova Sot Online)