
Policia e Kosovës del me njoftim

Policia e Kosovës njofton se gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, kanë realizuar gjithsej 136 urdhëresa të gjykatës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Njëherit, ata kanë bërë të ditur se 38 prej tyre janë urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca e verifikime.
Përmes një postimi, Policia po ashtu ka bërë të ditur se gjatë periudhës së njëjtë, kanë sekuestruar 18 armë zjarri.
“Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës , gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 136 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 38 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj. Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa. Ndërkohë që aktivitete policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë. Gjatë periudhës së njëjtë, janë sekuestruar 18 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm. Ndërkaq aktivitetet policore në sferën e sigurisë në trafikun rrugor”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Përveç tyre, Policia thotë se njëkohësisht kanë rezultuar me shqiptimin e 4664 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor.
(Kosova Sot Online)