Kurti: Kosova renditet e dyta në Evropë për zhvillim dhe e pesta në të gjithë botën

  • A.P /
  • 19 August 2024 - 17:55
Kurti: Kosova renditet e dyta në Evropë për zhvillim dhe e pesta në të gjithë botën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka publikuar një raport të ri të ‘FDI Intelligence’ nga Financial Times, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ky raport, tregon se "Kosova renditet e dyta në Evropë për zhvillim dhe e pesta në të gjithë botën”.

Kurti tregoi se sipas këtij raporti “Kosova renditet e 4-ta në botë për përmirësim nga viti në vit nga viti 2022 në 2023”.

“Një dëshmi më shumë se progresi demokratik dhe ekonomik në Kosovë ecin paralelisht, duke e bërë vendin tonë një destinacion lider për investitorët e huaj”, shkroi Kurti në X.

(Kosova Sot Online)