Haziri: Administrata Biden ka vendosur kufizime ndaj Kurtit prandaj nuk e presin në Uashington

  • A.P /
  • 20 August 2024 - 18:39
Haziri: Administrata Biden ka vendosur kufizime ndaj Kurtit prandaj nuk e presin në Uashington

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se kryeministri Kurti nuk po pritet në institucionet e Qeverisë në ShBA, por nëpër zyre të partive, duke shtuar se diçka e tillë kishte ndodhur edhe në Berlin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Njëjtë si në Berlin, nuk e presin në institucione të Qeverisë, por nëpër zyra të partisë. Siç ishte takimi me SPD-në, nëpër zyrat e grupit parlamentar. Aty premtoi ndryshimin e Kodit Civil që nuk e realizoi”, tha Haziri.

Haziri tutje thotë, se presidenti Biden ka vendosur kufizime dhe Kurti nuk pritet në Uashington, por në Chicago.

“Tash, administrata Biden ka vendosur kufizime dhe nuk e presin në Uashington DC, por në Chicago, aty ku mbahet Konventa e Demokratëve”, thotë Haziri.

“Nuk është parë ndër ftesa në Konventë, madje është shansi i fundit për ata që nuk e dinë se çka është partneriteti. Ftesa ka të bëjë që me dëshmu se si funksionin demokracia e vërtetë, ku presidenti Biden demostron në këtë konventë tërheqjen e tij, për shkak të kërkesës së qytetarëve”, shton tutje ai.

Haziri në fund porositi kryeministri të shikojë mirë e të lexojë, pasi Autokracia nuk ekzison në Kosovë, e as në hapjen e urës mbi lumin Ibër.

“Kurti duhet ta lexoj që Autokracia nuk ekziston në Kosovë, as në hapjen e urës mbi lumin Ibër, edhe pse mund të ndodhë në VV. Shiko e mëso është porosia”, përfundon Haziri.

Kujtojmë se, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i ftuar si kryeministër dhe si kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ku do të marr pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike, e cila nisi dje dhe zhvillohet në Çikago.

 

(Kosova Sot Online)