Shea thirrje Kurtit që t’i dëgjojë këshillat e ndërkombëtarëve

  • A.P /
  • 20 August 2024 - 19:50
Shea thirrje Kurtit që t’i dëgjojë këshillat e ndërkombëtarëve

Thirrje për koordinim me ndërkombëtarët për hapjen e Urës së Ibrit ka bërë ish-zëdhënësi i NATO-s, gjatë luftës në Kosovë, Jamie Shea, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se e kupton dëshirën e kryeministrit Kurti për të shtrirë sovranitetin në veri, por theksoi se duhet që të shihet nëse është koha e duhur për të marrë një iniciativë të tillë.

Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Jamie Shea, i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që t’i dëgjojë këshillat e ndërkombëtarëve sa i përket vendimit për hapjen e Urës së Ibrit.

Thotë se këto këshilla lidhen me informata të NATO-s rreth brishtësisë së sigurisë në veriun e Kosovës.

(Kosova Sot Online)