
Zbulohen detaje: A ishte kjo arsyeja kryesore pse gruaja kosovare e vrau kunatin e saj?

Një grua e ka vrarë kunatin e saj në rrugën “Ismet Krasniqi”, në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, tha se në vendin e ngjarjes është sekuestruar një armë, e cila dyshohet se është përdorur në rast.
Ulaj tha se nga hetimet preliminare motivi i vrasjes dyshohet se janë problemet familjare.
Ajo shtoi se do të kërkojnë caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarës.
“Lidhur me rastin e vrasjes së rëndë, në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë, iu njoftojmë se prokurorja kujdestare nga Departamenti për Krime te Renda, ka dalë në vendin e ngjarjes, nga aty në bashkëpunim të plotë me policinë e njësitë relevante kanë marrë veprime hetimore, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të kësaj ngjarjeje. Me urdhër të Prokurorisë, trupi i pajete është dërguar në IML për obduksion, ndërsa e dyshuara (56 vjeç) është dërguar në mbajtje, për shkak të veprës penale “Vrasja e rëndë”, sipas KPRK-së, si dhe është sekuestruar arma, si mjet i kryerjes së veprës penale.”
“Nga hetimet preliminare, dyshohet se motivi i kryerjes se këtij akti janë problemet familjare, megjithatë rezultatet nga hetimi do t’i sqarojnë te gjitha rrethanat e këtij rasti. Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do te paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarës, pranë gjykatës kompetente.”
I ndjeri Xhevdet Millaku do të varroset sot, pasi IML ka kryer procedurat e obduksionit.
Për ceremoninë e varrimit kanë njoftuar familja e tij e ngushtë, e cila ka treguar se lamtumira e fundit, Millakut, do t’i bëhet sot në ora 17:00, në varrezat e qytetit, në Dragodan.
Millaku dyshohet se u qëllua mbrëmë rreth orës 19:20 nga kunata e tij, Nazmije Millaku.
(Kosova Sot Online)