Kurti: Kënaqësi e madhe të takoja senatorin Peter Welch

  • A.P /
  • 21 August 2024 - 17:15
Kurti: Kënaqësi e madhe të takoja senatorin Peter Welch

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se është takuar me senatorin demokrat, Peter Welch, në margjina të Konventës Kombëtare Demokratike, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kurti e theksoi se Welch kishte vizituar Kosovën menjëherë pasi ndodhi sulmi terrorist i Banjskës, ndërsa tha se me të ka folur për thellim të bashkëpunimit mes Kosovës dhe SHBA-së, si dhe për “eksplorim të rrugëve të reja për bashkëpunim”.

“Kënaqësi e madhe të takoja senatorin Peter Welch, një mik i Kosovës, i cili vizitoi vendin tonë menjëherë pas sulmit terrorist që i mori jetën Afrim Bunjakut vitin e kaluar. Diskutuam për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona në frontin ekonomik dhe politik, si dhe eksplorimin e rrugëve të reja për bashkëpunim”.

Kurti tha se senatorit amerikan i ka folur edhe për “progresin e rëndësishëm që ka bërë Kosova dhe përpjekjet e qeverisë për ngritjen e të gjithë shoqërisë sonë, siç është edhe arsimit i lartë falas”.

(Kosova Sot Online)