
Policia sulmohet me molotov në këtë vend të Kosovës

Një incident i rëndë ka ndodhur sot në Gjakovë, ku Policia e Trafikut është sulmuar me molotov, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas informacioneve të para, një person është arrestuar.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Gjakovë.
“Sot rreth orës 17:50, i dyshuari mashkull kosovar i moshës madhore është arrestuar pasi që i njëjti, për motive ende të panjohura, ka hudhur lëndë djegëse në disa vetura të Policisë të cilat kanë qenë të parkuara në parkingun e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë. Dy vetura janë përfshirë nga zjarri i cili është lokalizuar shumë shpejt. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit me vendimin e të cilit është iniciuar rast “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.”
(Kosova Sot Online)