Një shtetase e huaj dhunohet në Prishtinë

  • E.k /
  • 22 August 2024 - 09:40
Një shtetase e huaj dhunohet në Prishtinë

Policia e Kosovës ka raportuar një rast dhunimi që ka ndodhur dje në Prishtinë, transmeton "Kosova Sot Online".

Ankuesja femër shtetase e huaj ka raportuar se i dyshuari mashkull shtetas i huaj kishte kryer veprën e lartcekur ndaj saj.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe se është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i Policisë:

DHUNIM

Prishtinë 21.08.2024-05:40-06:40. Ankuesja femër shtetase e huaj ka raportuar se i dyshuari mashkull shtetas i huaj kishte kryer veprën e lartcekur ndaj saj. I dyshuari është arrestuar, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)