
Jusuf Azemi: Paga minimale duhet që të jetë 500 euro

Vendimi i Qeverisë “Kurti” për rritjen e pagës minimale në 350 euro, po konsiderohet si vendim parazgjedhor nga kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Azemi ka thënë, se si sindikatë janë të pakënaqur me këtë vendim dhe se kërkesat e tyre janë që paga minimale duhet që të jetë 500 euro, teksa kritikon ekzekutivin për marrjen e vendimit pa u konsultuar me sektorin privat.
(Kosova Sot Online)