
Hidhet poshtë kërkesa e Haxhi Shalës

Është hedhur poshtë kërkesa e mbrojtjes së Haxhi Shalës për të veçuar çështjen e tij nga ajo e Ismet Bahtijarit dhe Sabit Januzit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Vendimi është marrë nga gjyqtarja e procedurës paraprake Marjorie Masselot më 27 gusht 2024.
Sipas vendimit, mbrojtja e Shalës ka parashtruar se klienti i saj është duke u përballur me vonesa të panevojshme për kalimin e çështjes tek trupi gjykues. Ata kanë pretenduar se nëse Shala është i përfshirë në të njëjtin proces me Januzin dhe Bahtijarin, e drejta e tij për t’u gjykuar në një kohë të arsyeshme do të shkelet.
“Mbrojtja e Shalës argumenton se zoti Shala është dëmtuar nga vonesat e mëparshme në këtë rast, përfshirë si rezultat i shtimit të një akuze ndaj zotërinjve Januzi dhe Bahtijari”, thuhet në vendim.
(Kosova Sot Online)